Storie Suksesi

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë - PEN përmes projektit PRO WO+MAN synon të arrij përfshirjen e perspektivës gjinore në nivel organizativ dhe në nivel të programeve në sindikata dhe organizata të tjera të shoqërisë civile. Në kuadër të këtij projekti PEN ka implementuar sesione mentoruese, panele dhe aktivitete të tjera edhe me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, dhe kështu me vullnetin e udhëheqësisë së kësaj të fundit janë arritur rezultate pozitive. Në muajin mars të këtij viti, Këshilli Drejtues i SBAShK mbajti një takim zgjedhor me qëllim të zgjedhjes së nënkryetarit/es dhe sekretarit/es. Pjesëmarrja në takim kësaj here ishte e veçantë për faktin se të deleguarit në takim ishin të barabartë në përqindje: 50 përqind burra dhe 50 përqind gra. Në takim u shpallën edhe kandidaturat për dy pozitat e lira dhe rrjedhimisiht u votua nga delegatët prezent. Kandidate për pozitën e nënkryetares ishte Vjollca Shala – paraprakisht Kryetare e degës sindikale në Mitrovicë. Si rezultat i përkushtimit ndër vite, Vjollca Shala u zgjodh Nënkryetare në nivel vendi e SBAShK për një mandat katër vjeçar. Që nga 1 prilli, Shala ka marr pozitën e nënkryetares me angazhim të plotë. Në të njejtin takim, për një mandat të dytë u rizgjodh edhe Jehona Oruçi në pozitën e sekretares në nivel vendi, e cila njëkohësisht mban edhe pozitën e Drejtores së shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. SBAShK ka arritur që me sukses të ndërrojë statutin e vet, duke përcaktuar kështu decidivisht se në rast pozita e kryetarit mbahet nga një burrë, pozita e nënkryetarit duhet të mbahet nga një grua dhe anasjelltas. Këtë ndryshim statutor, Këshilli Drejtues i SBAShK e ka implementuar menjëherë përmes emërimit të Zonjës Shala dhe Oruçi në pozitat përkatëse. Në vazhdën e ndryshimeve pozitive brenda SBAShK-ut është edhe përbërja e Këshillit Drejtues si organi më i lartë udhëheqës. Ky Këshill përbëhet nga 40% gra dhe 60% burra. SBAShK planifikon që pas këtij suksesi, ndryshime të tilla të realizoj edhe në nivel komunal. Për momentin në pozitë kryesuese në nivel komunal është vetëm Leonora Boshnjaku – Obiliq.