Storie Suksesi

PEN në kuadër të projektit PRO WO+MAN u jep prioritet zhvillimit të sektorit të sindikatave si në zhvillimin e kapaciteteve organizative ashtu edhe ne promovimin e barazisë gjinore të punëtorëve dhe punëtoreve si pjesë përbërëse e sektorit. Në shtator të 2017, u mbajt Kongresi i 7-të zgjedhor i Bashkimit të pavarur të sindikatave (BSPK). Kongresi është organi më i lartë i BSPK-së, ndërsa Këshilli Drejtues është organ i dytë më i lartë. Përgjate kongresit, Rrjeti i Gruas në BSPK-së i është drejtuar Kryesisë Ekzekutive të BSPK, Kryetarit të BSPK-së dhe Komisionit Statutar me një kërkese dhe rezolutë ku është kërkuar rritja e pjesëmarrjes së grave, përkatësisht numri i grave në organet udhëheqëse të BSPK. Kërkesa e Rrjetit të gruas është marrë parasysh, dhe janë bërë këto ndryshime në statut: Në statut të BSPK-së, neni 16, paragrafi 9 specifikon që së paku çdo e treta delegate e kongresit të BSPK duhet të jetë grua. Kjo kuote siguron perafersisht 30% pjesemarrje te grave në Kongres. Sa i përket kompetencave të Këshillit Drejtues, neni 24 – paragrafi 4 parasheh që njëri nga nënkryetarët duhet të jetë grua, përderisa kryetari i zgjedhur tashmë është zgjedhur burrë. Sipas nenit 22, paragrafi 3, në të kaluarën pjesëmarrje me të drejtë vote ka pasur vetëm kryetarja e Rrjetit të gruas ndërsa tani me ndryshimin e bërë, të drejtë vote së bashku me kryetarën kanë dhe 2 (dy) përfaqësuese nga Rrjeti i gruas. Për më shumë, në çdo 1000 anetarë/e të federatave/ sindikatave duhet të përfaqësohen edhe me nga një anetare, me ç’rast së paku çdo e treta përfaqësuese e zgjedhur duhet të jetë grua. Në nenin 26, paragrafi 2, parashihet që në kryesinë ekzekutive të merr pjesë kryetarja e Rrjetit te gruas së BSPK-së me të drejta të plota. Për më shumë, federatat sindikale që kanë prej 10,000 - 15,000 anëtarë/e, duhet të kenë edhe 1 (një) anëtare (grua) në kryesinë ekzekutive, ndërsa federatat me më shumë se 15,000 anëtarë/e duhet të kenë edhe 2 (dy) anëtare në kryesinë ekzekutive (anëtarja e dytë dhe e tretë duhet te jete grua). Në nivel të konfederatës së BPSK-së zakonisht janë 2 (dy) nënkryetarë. Në këtë rast, sipas nenit 30, paragrafi 3, në mesin e  nenkryetarëve të BSPK- së, paku një nga nënkryetarët duhet të jetë grua, ku është perzgjedhë Leonora Lokaj. Përbërja e komisionit statutar parashihet në nenin 33, paragrafi 2, ku kryetari/ja i/e komisionit statutar duhet të ketë përgatitjen profesionale në këtë fushë dhe së paku njëra nga anëtaret të jetë grua. Komisioni për zgjedhjen e kontesteve ligjore dhe ankesave përbëhet nga 5 anetarë/e. Njeri/a anëtarë/e duhet të jetë jurist/e, dhe të respektohet përfaqësimi gjinor ose etnik në rast nevoje. E njejta vlen edhe për komisionin diciplinor. Gratë e promovuara në pozita vendimmarrëse të BSPK-së jane: Zn. Leonora Lokaj – Nënkryetare e BSPK-së Zn. Valbone Shehu – Nënkryetare e Këshillit Drejtues të BSPK-së Zn. Gjyle Rashiti  - Kryetare e Sindikatës të SPNPK - sindikata e pavarur e ndërtimtarisë private në Kosovë. Zn. Fatime Hasani - Kryetare e Sindikates së Pylltarise