Për Ne

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar – PEN, në kuadër të projektit “Pro WO+MAN” është angazhuar të prezantojë për integrimin e perspektivës gjinore si mjet për arritjen e barazisë gjinore. Gjatë tre viteve të fundit, PEN ka punuar me organizata të shoqërisë civile për të miratuar/ përpiluar strategji për integrimin e perspektivës gjinore. Manuali për integrim gjinor ka rezultuar nga puna e përbashkët e PEN-it me organizatat partnere. Plani aktual është që të vazhdohet të punohet me organizata dhe fusha e veprimit të projektit të zgjerohet duke punuar me sindikata dhe institucione publike.

Qëllimi i kësaj platforme është të shërbejë si medium për materiale dhe mjete edukative për barazi gjinore dhe për rrjetëzim. Platforma përditësohet promovohet dhe shpërndahet rregullisht me të gjitha palët relevant siç janë organizatat e shoqërisë civile, institucionet dhe Agjencioni për Barazi Gjinore.

PEN dëshiron të deklarojë se disa materiale dhe mjete janë sigurua nga organizata dhe institucione të ndryshme të cilat mund të gjeni në pjesën e falënderimeve të kësaj ueb-faqeje.
Ky projekt financohet nga Qeveria Suedeze dhe mbështetet nga Olof Palme International Center.

About Us